European Commission logo
Create an account
Each keyword is searched for in the content

EPALE - Platforma Elektronike për të Nxënit e të Rriturve në Evropë

Cilat janë studimet dhe provat në dispozicion në lidhje me të nxënit për të rritur në Evropë?

Politika dhe oferta e të nxënit për të rritur duhet të bazohet në prova për të përcaktuar se çfarë i bën ato efikase. Komisioni Evropian ndihmon duke autorizuar kryerjen e studimeve dhe duke shpërndarë informacionin më të fundit për politikëbërësit dhe palët e interesit.


Analiza e efikasitetit të politikave të nxënit për të rritur


Komisioni Evropian ka publikuar një studim që përmbledh provat më të fundit në lidhje me faktorët kryesorë të suksesit që i bëjnë efikase politikat e të nxënit për të rritur. Ky studim përfshin një kuadër për të analizuar politikat dhe udhëzimet për Shtetet Anëtare në lidhje me zhvillimin dhe monitorimin e politikave efikase të të nxënit për të rritur. Kjo është baza për Mjetin e EPALE për Analizimin e Politikave, i konceptuar për të ndihmuar politikëbërësit për të vlerësuar politikat dhe ofertën e të nxënit e për të rritur, si dhe për të bërë përmirësime aty ku është e nevojshme.

Studim mbi Efikasitetin e Politikave të Të Nxënit për të Rritur

Kuadri Analitik

Mjeti i EPALE për Analizimin e Politikave

Situata e arsimit të të rriturve dhe e të nxënit për të rritur ndryshon ndjeshëm midis Shteteve të ndryshme Anëtare të Bashkimit Evropian.
Komisioni Evropian ka autorizuar përgatitjen e një serie me raporte të thelluara rreth situatës së të nxënit për të rritur në secilin prej këtyre vendeve.
Gjetjet nga këto 28 raporte janë sintetizuar në një raport që identifikon prirjet dhe sfidat kryesore me të cilat përballet sektori i të nxënit për të rritur në të gjithë BE-në.



Anketa për Aftësitë e të Rriturve


Komisioni Evropian kontribuon në anketën për aftësitë e të rriturve të PIAAC, të organizuar nga OECD. Anketa siguron të dhëna reale në lidhje me aftësitë e të rriturve në 40 vende të globit. Kjo tregon se një pjesë shumë e lartë e të rriturve në Evropë hasin vështirësi me aftësitë bazë si aftësitë për shkrim-lexim, aftësitë numerike dhe ato digjitale.

Përmbledhje e Anketëst për Aftësitë e të Rriturve

Studime të tjera të dobishme në lidhje me të nxënit për të rriturit

Këtu gjani disa lidhje për kërkimet dhe studimet e tjera të rëndësishme për të nxënit për të rritur, të autorizuara nga KE-ja:


Nxënësit e Rritur në Mjediset e të Nxënit Digjital

Studimi përshkruan gjendjen aktuale sa i takon përdorimit të të nxënit tëë përmirësuar nëpërmjet TIK-ut, duke përfshirë Burimet e Hapura Mësimore (BHM), në arsimin e të rriturve, në vende të ndryshme. Ai përshkruan përfitimet e shumta që rrjedhin nga përdorimi i TIK-ut në të nxënit për të rritur, dhe del me rekomandime për politikëbërësit, ofruesit e të nxënit dhe nxënësit rreth shfrytëzimit sa më të mirë të TIK-ut.


Arsimi dhe Formimi i Rriturve në Evropë - zgjerimi i qasjes te mundësitë e të nxënit

Publikimi përdor një sërë indikatorësh për të përshkruar në detaje politikat dhe ofertën e arsimit dhe formimit për të rritur në vendet e BE-së, duke u përqendruar te grupet më të prekshme të nxënësve të rritur, veçanërisht ato që nuk kanë aftësitë bazëose me nivel të ulët ose pa kualifikime.


Financimi i sektorit të të nxënit për të rriturit

Studimi analizon qasjet e ndryshme për financimin e të nxënit për të rritur në një sërë vendesh të BE-së, krahasuar me pjesët e tjera të botës. Ai shqyrton burimet e ndryshme të financimit dhe llojet e ndryshme të instrumenteve të financimit dhe del me rekomandime për politikëbërësit.


Hapja e Arsimit të Lartë për të Rriturit

Studimi përdor shembuj të praktikës së mirë nga 15 vende për të shqyrtuar mënyrat se si arsimi i lartë mund të bëhet më fleksibël dhe për këtë arsye më i arritshëm për njerëzit në një periudhë më të vonë në jetën e tyre.


Kompetencat kyçe për profesionistët e të nxënit për të rritur

Studimi bazohet në një analizë të praktikës së mirë në disa vende. Ai identifikon kompetencat kyçe që duhet të kenë profesionistët e ndryshëm që punojnë në sektorin e të nxënit për të rritur, duke përfshirë jo vetëm mësimdhënien, por edhe menaxhimin dhe zhvillimin e programeve. Studimi mund të përdoret për të zhvilluar profile të kompetencave për stafin e arsimit për të rriturit.


Arsimi dhe Formimi i Vazhdueshëm Profesional në Evropë - rruga përpara

Ky publikim sintetizon hulumtimet më të fundit në lidhje mearsimin dhe formimin e vazhdueshëm profesional (AFVP)Ai analizon mënyrën se si AFVP kontribuon në objektivat e politikave ekonomike dhe sociale, përshkruan arritjet kryesore në praktikat dhe politikat e AFVP-së dhe nxjerr në pah mangësitë e politikave dhe sfidat që mbeten për t'u adresuar.


Të nxënit nëpërmjet punës në arsimin dhe formimin e vazhdueshëm profesional: politikat dhe praktikat në Evropë

Ky botim bazohet në një studim të ndërmarrjeve të mesme në gjashtë vende. Ai analizon politikat dhe praktikat e të nxënit nëpërmjet punës në AFVP, përshkruan format dhe modelet kryesore të TNNPË për AFVP, dhe identifikon avantazhet, nevojat dhe sfidat kryesore.


Rritja e Aftësive të të Rriturve të Papunë - organizimi, profilizimi dhe shënjestrimi i ofertës së formimit/kualifikimit

Kjo përmbledhje bazohet në raportet në lidhje me 33 shtete. Ajo përshkruan financimin, qeverisjen dhe zbatimin e ndërhyrjeve formuese për të rriturit e papunë, nxjerr mësime në lidhje me praktikat e mira, përshkruan sfidat me të cilat përballen programet e formimit dhe paraqet edhe disa rekomandime.