Qendra e burimeve e EPALE
Qendra e burimeve e EPALE është një bazë materialesh që do t'ju ndihmojnë t' përditësoheni mbi praktikat më të mira të arsimit të të rriturve dhe për dokumentet e referencës.
Ne publikojmë studime rastesh të qasjeve novatore të arsimit për të rritur, raporte dhe dokumente politikash, si dhe artikuj revistash dhe gazetash.
Ju gjithashtu do të jeni në gjendje të gjeni burime të hapura arsimi, si dhe materiale formimi dhe mësimmarrjeje, kështu që gjithmonë do të keni akses në mjetet më të mira për t'ju ndihmuar në punën tuaj të përditshme.
Si ta përdorni qendrën e burimeve
Ka disa mënyra për të shfletuar dhe kërkuar qendrën e burimeve të EPALE:
- Shfletimi
Përmbajtja më e re është në krye të faqes, kështu që mund të informoheni lehtësisht me zhvillimet më të fundit të sektorit. - Kërkimi
Shkoni drejtpërdrejt në një burim specifik duke shtypur titullin, autorin ose termin në fushën e kërkimit. - Filtrimi
Filtroni sipas llojit të burimit, temës, etiketave, vendit, autorit dhe gjuhës. Burimet përkatëse do të shënohen në të majtë të faqes.
Kërkim të mbarë!
Si të përfshiheni
A keni një burim që dëshironi të ndani ose një botim interesant që do të publikonit në EPALE? EPALE mund të sigurojë një dimension shtesë për projektin tuaj duke promovuar rezultatet tuaja brenda një rrjeti profesional në të gjithë Evropën.
Vini re: Burimet e paraqitura në EPALE nuk kanë ndonjë miratim nga Komisioni Evropian.
Ne bëjmë çmos për të siguruar që përmbajtja e pritur në EPALE, ose e lidhur drejtpërdrejt me të, të mos shkelë rregullat dhe konventat e BE-së dhe shtetërore që rregullojnë pronësinë intelektuale. Sidoqoftë, nëse mendoni se kemi shkelur rregulla të tilla, na kontaktoni përmes sportelit të ndihmës së EPALE ose përmes formularit të vërejtjeve, në mënyrë që të sigurohemi që kjo përmbajtje të hiqet nga faqja e internetit.
