Statistikat e arsimit në Kosovë 2022-2023

Me qëllim te orientimit të drejtë të politikave shtetërore të cilat ndikojnë direkt në ngritjen e cilësisë nëarsim, si për informim të publikut dhe secilit që shpreh interesim për të dhënat statistikore në fushën earsimit, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), në bashkëpunim meAgjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK), tashmë disa vite radhazi përgatisin, botojnë dhe publikojnë Statistikat e arsimit në Kosovë për vit shkollor/ akademik. Në këtë publikim janë paraqitur të dhënat statistikore për: arsimin parashkollor / parafillor, arsiminfillor, arsimin e mesëm të ulët, arsimin e mesëm të lartë, arsimin e fëmijëve/nxënësve me nevoja tëveçanta dhe arsimin e lartë (universitar). Burim i të dhënave për arsimin parauniversitar është Sistemi iMenaxhimit të Informatave në Arsim (SMIA). Ndërsa të dhënat për Arsimin e Lartë publik dhe privat janë grumbulluar nga ASK përmes web aplikacionit CAWI.
Ky publikim u përgatit nga:
Enver Mekolli, MASHTI;
Shqipe Bruqi, MASHTI;
Hazbije Lahi, MASHTI;
Afërdita Kryeziu, MASHTI;
Naime Rexhepi, ASK;
Advie Uka, ASK.