European Commission logo
Create an account
Resource Details
Burime

Punime Projekti i-Thea: Klasat shumëditore teorike dhe praktike në fushën e arkeologjisë

Hyrje

Ky botim u prodhua nga RCDC pas përfundimit të Klasave shumëditore të teorisë dhe praktikës të zhvilluara nga data 11 deri më 13 nëntor 2021, në qytetin UNESCO të Gjirokastrës, Shqipëri.

Botimi përmban të gjithë materialin didaktik të përdorur për qëllimet e këtyre kurseve si dhe punimet e realizuara nga studentët gjatë praktikës së tyre.

Ky trajnim 3-ditor në fushën e arkeologjisë përbën një aktivitet të rëndësishëm të projektit i-THEA (https: //i-thea.eu/ zgjerim) i realizuar me sukses nga Qendra për Bashkëpunim dhe Zhvillim Rajonal RCDC (https://www. rcdcalbania.org/) me mbështetjen e Qendrës Shqiptare për Arsim, Turizëm dhe Sipërmarrje-CEAPAL. Klasat u zhvilluan në mënyrë profesionale nga një grup profesorësh dhe ekspertësh të njohur me një kontribut të spikatës akademik dhe mësimor në fushën e Arkeologjisë. Këta ekspertë formësuan përmbajtjen e lëndës bazuar në nevojat prioritare të identifikuara të studentëve të degëve të Historisë, Arkeologjisë, Arkitekturës dhe fushave të tjera të ngjashme. Universitetet publike të Gjirokastrës, Tiranës dhe Durrësit, përkatësisht institucionet kryesore të arsimit të lartë të specializuara në studimet e Historisë dhe Arkeologjisë, u vlerësuan si burimi kryesor i synuar i pjesëmarrësve në trajnim.

Një set i mirë-projektuar kriteresh dhe një proces përzgjedhës gjeneroi mbi 15+ studentë të talentuar. Konsultimet paraprake me ekspertët çuan në përfundimin se nevojat bazë të studentëve për trajnim, veçanërisht trajnimet në terren, rrallë plotësohen nga universitetet, prandaj këto klasa ishin shumë të kërkuara prej tyre. Një nga këto nevoja që u plotësua nga trajnimi ishte mungesa kritike e vëzhgimit arkeologjik sipërfaqësor që kërkonte njohuri dhe aftësi thelbësore si për studentët e arkeologjisë ashtu edhe për studentët e arkitekturës. Interesi i madh i studenteve te arkitekturës u justifikua vec te tjerash nga lidhja me degën e arkitekturës së peizazhit të themeluar në Universitetin Politeknik të Tiranës. Tema kryesore e këtyre klasave ishte "Vëzhgimi intensiv I sipërfaqes" dhe klasat u organizuan në një mjedis të kombinuar të qytetit të UNESCO-s, Gjirokastrës dhe siteve antike të Handrianopolis dhe Paleokastrës të vendosura të dyja në periferi të Gjirokastrës, ndërsa organizatorët siguruan pjesëmarrjen online nëpërmjet platformës Zoom.

Dita e fundit e këtij aktiviteti, e shtuna 13 nëntor 2021 iu kushtua publikut. Gjatë kësaj dite audienca, kryesisht palë interesi të turizmit nga qarku i Gjirokastrës, patën mundësinë të vlerësonin rezultatet e arritura nga studentët gjatë 2 ditëve teorike dhe praktike, përmes punimeve të përgatitura dhe të prezantuara nga studentët.

Vëzhgim intensiv sipërfaqësor, një hyrje e shkurtër historike e përvojës shqiptare

Dr Ols Lafe-Ph.D. në Menaxhimin e Trashëgimisë Kulturore

Qëllimi i ndjekjes së ditës së parë të trajnimit ishte plotësimi i njohurive bazë shkencore dhe praktike të vëzhgimit intensiv të sipërfaqes arkeologjike. Asnjëherë para vitit 1991, arkeologët shqiptarë nuk kishin tentuar të kryenin një studim intensiv sipërfaqësor, studime të cilat arkeologët në Greqinë fqinje në bashkëpunim me universitete të huaja, i kanë kryer që nga fillimi i viteve 1970.

Ky është një element i ri në arkeologjinë shqiptare dhe mund të themi me siguri se disa aspekte të tij u prezantuan për herë të parë në vend nga projekti Butrinti Bizantin (1994-), një partneritet i përbashkët shqiptaro-britanik që kryen kërkime arkeologjike në zonën antike të Butrintit, në Shqipërinë e Jugut, pikërisht në anën tjeter te ngushticës së Korfuzit. Ky ishte vëzhgimi i parë në territorin shqiptar duke përdorur disa metoda intensive kërkimore, por nuk ishte i fundit. Ai u pasua nga vëzhgime në fusha të tjera, si p.sh. vëzhgimi intensive sipërfaqësor ne shkallë të gjerë, i MRAP (1998-2003), por edhe DRAP (2001), SVP (2005-) dhe KOBAS (2005-).

Ky zhvillim historik i vëzhgimit u plotësua nga metodologjitë dhe teknikat e përdorura në një vëzhgim intensiv ku u soll në diskutim shembulli i një vëzhgimi të kryer për arsye zhvillimi.

Përdorimi i busullës, fletës së të dhënave teknike, shiritit, GIS dhe fotografisë ajrore u ilustruan të gjitha hap pas hapi për pjesëmarrësit, duke theksuar rëndësinë e hapave të tillë. Ky prezantim e njeh audiencën me procesin e përgatitjes që kryhet përpara vëzhgimit si dhe me veprimet gjatë vëzhgimit. Ai analizon rëndësinë e këtij procesi hap pas hapi që shtrihet nga leja në zbatim.

Ekipet prej 4-5 anëtarësh janë zakonisht më efikase në drejtim të menaxhimit të detyrave dhe veprimeve që u janë caktuar, duke filluar nga marrja e lejes, mbledhja e informacionit për projektet e mëparshme. Këto ekipe zakonisht kryejnë misione mbikqyrjeje duke ndjekur procedurën standarde duke i vendosur gjetjet në mbajtëse të dedikuara dhe kanë etiketa me numrin e traktit, datën dhe emrin e projektit, për të shmangur konfuzionin e mundshëm me materiale të tjera.

Pas studimit, puna laboratorike dhe hedhja e te dhenave:

Zakonisht mblidhen vetëm fragmente diagnostikuese (skajet, fundet, dorezat dhe muret me dekorim).  Pas pastrimit dhe numërimit, gjetjet fotografohen dhe skicohen. Zakonisht projektet përdorin FileMaker Pro..............

Resource Details
ISBN
978-9928-211-27-9
Autori i burimit
Regional Center for Development and Cooperation RCDC in the frame of i-Thea Project.
Lloji i burimit
Rasti Studimi
Vendi
Shqipëri
Data e Publikimit
Login (0)

Want to add a resource ?

Don't hesitate to do so! Click the link below and start posting a new resource!