News
Lajme

Si do ta transformojnë njohuritë digjitale arsimin?

Si do ta transformojnë njohuritë digjitale arsimin?

Shkollat e mesme dhe universitetet do të duhet të zgjerojnë dhe rishikojnë kurrikulën e tyre nëse dëshirojnë të arsimojnë nxënës të përgatitur për një të ardhme digjitale, gjithëpërfshirëse, të qëndrueshme dhe bashkëpunuese. Kemi një trashëgimi fatkeqe sot, që shumica e sistemeve të arsimit i trajtojnë disa fusha thjesht në aspektin teknik në funksion të shoqërisë. Kjo është arsyeja pse rrallëherë shohim lëndë në të cilat mësohet dizajni i softuerit së bashku me kontekstin e vendit ku do të funksionojë softueri.

Description: This image has an empty alt attribute; its file name is HENR3660-1024x683.jpg

Është e rëndësishme të shohim tema kulturore ose sociale që mësohen së bashku me njohuri profesionale, pasi ka të ngjarë të shohim profesionistë që janë më të përgatitur për të menduar në mënyrë kritike se si puna që ata bëjnë mund të transformojë botën. Ndërsa teknologjitë avancojnë, do të krijohen vende të reja pune për ata që mund të kombinojnë njohuritë teknike dhe etike. Arsimi ynë supozohet të na përgatisë për të punuar, për të hyrë në tregun e punës. Por gjithashtu supozohet se do të na përgatisë të jemi njerëz krijues, reflektues, diskutues me nevoja shoqërore dhe etike. Kjo është arsyeja pse është joreale të mendosh për profesionet teknike dhe teknologjinë si të mirëqenë, si një lloj studimi hermetik i “asaj që është”, pa njohur ndikimin e thellë të etikës e sjelljes njerëzore.

Njohuritë digjitale janë vetëm porta për njohuri të tjera që ne duhet të përqafojmë për t’u siguruar që teknologjia u shërben të gjitha interesave tona më të mira.

Login (0)

Doni të shkruani një artikull?

Mos hezito ta bëni këtë! Kliko në linkun e mëposhtën dhe filloni postimin e një artikulli të ri!

Diskutimet më të fundit