Panairi Kombëtar "Work & Study"

Panairi Kombëtar "Work & Study" këtë vit do të mbahet në Tiranë në datat 3-4 Prill 2024 në Pallatin e Kongreseve.
Edicioni i 16-të i këtij evenimenti do dëshmojë rezultate të qarta dhe nisma konkrete për sa i përket punësimit dhe rritjes së eficencës në këtë drejtim nëpërmjet iniciativave ndërinstitucionale.
"Work & Study" këtë vit do të jëtë një Workshop ku të gjithë të rinjtë do të kenë mundësi trajnimi për t’u përshtatur dhe kualifikuar me vendet e lira të punës nga kompanitë pjesëmarrëse në panair.
Ky panair kombëtar zhvillohet për të sensibilizuar rininë me ofertat e punësimit nga kompanitë me prestigjoze që veprojnë në tregun vendas.
https://businessmag.al/event/behuni-pjese-e-edicionit-te-16-te-te-panairit-kombetar-work-study/