Dita Ndërkombëtare e Arsimit


Dita Ndërkombëtare e Arsimit është një ditë e përvitshme ndërkombëtare kushtuar arsimit, e cila shënohet më datë 24 Janar të çdo viti.
Asambleja e Përgjthshme e Kombeve të Bashkuara në takimin e saj të mbajtur në 3 Dhjetor 2018 ka shpallur 24 Janarin si Ditën Ndërkombëtare të Arsimit duke përkujtuar rolin që luan arsimi për paqen , përparimin dhe zhvillimin global si dhe duke riafirmuar me këtë rast dhe faktin” Arsimi është një e drejtë njerëzore, një e mirë publike dhe një përgjegjësi kolektive”.
Qëllimi i caktimit të ditës kushtuar arsimit në nivelin ndërkombëtar është të tërheqë vëmëndjen e qeverive dhe të popujve për rolin dhe rëndësinë që luan arsimi si një nga mjetet më të përshtatshme për të shpëtuar nga varfëria.
Duke shpallur Ditën Ndërkombëtare të Arsimit , vëndet anëtare të Organizatës së Kombeve të bashkuara njohën rëndësinë e punës arsimore për të siguruar një arsim cilësor gjithpërtfshirës dhe të barabartë në të gjithë nivelet , në mënyrë që të gjithë njerëzit të kenë qasje në mësimin gjatë gjithë jetëës dhe në përvetsimin e njohurive dhe aftësive të nevojshme për pjesmarrje të plotë në shoqëri, si dhe të kontribuojnë për një zhvillim të qëndrueshëm.
Pa arsim cilësor gjithpërfshirës për të gjithë vëndet nuk do të ketë sukses.