European Commission logo
Log in Create an account
Each keyword is searched for in the content.

EPALE - Electronic Platform for Adult Learning in Europe

Resource

Data mining në Edukim.

Për institucionet e arsimit të lartë, qëllimi i të cilave është të kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë, suksesi i krijimit të kapitalit human është subjekti i një analize të vazhdueshme. Për këtë arsye parashikimi i suksesit të studentëve është thelbësor për institucionet e arsimit të lartë, sepse cilësia e procesit të të mësuarit është aftësia për të kënaqur dhe plotësuar nevojat e studentëve. Në këtë drejtim janë mbledhur të dhëna dhe informacione të rëndësishme, të cilat janë vënë në dispoziocion dhe të autoriteteve përkatëse, në mënyrë që të ruhet cilësia. Cilësia e institucioneve të arsimit të lartë nënkupton sigurimin e shërbimeve, të cilat plotësojnë më së shumti nevojat e studentëve, stafit akademik, dhe pjesëmarrësve të tjerë në sistemin arsimor. Pjesëmarrësit në procesin arsimor, duke përmbushur detyrimet e tyre nëpërmjet veprimtarive të duhura, krijojnë një sasi tepër të madhe të dhënash të cilat kanë nevojë të mblidhen dhe më pas të integrohen dhe të përdoren. Duke shndërruar këto të dhëna në njohuri, arrihet kënaqësia e të gjithë pjesëmarrësve : studentëve, profesorëve, administratës dhe komunitetit shoqëror.

Resource Details
Type of resource
Studies and Reports
Country
Albania
Language of the document
Albanian
Likeme (0)

Login or Sign up to join the conversation.