Prezantimi i rezultateve të studimit mbi “Nevojat për Punësim dhe Aftësim në sektorin e Turizmit
Në datë 26 Prill në Tiranë do të organizohet takimi për prezantimin e rezultateve të studimit mbi “Nevojat për Punësim dhe Aftësim në sektorin e Turizmit”, me angazhimin e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe mbështetjen e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).
Të pranishëm në këtë takim do të jenë përfaqësues të grupeve të interesit dhe të sektorit privat që operojnë në fushën e turizmit.